Instalacioni “Këpucët e kuqe” në 8 Mars në sheshin “Skënderbej”, simbol i fushatës së këtij viti kundër dhunës ndaj gruas në Shqipëri, renditet krah ngjarjeve më të rëndësishme botërore nga rrjeti prestigjioz “Reuters”.

Fotoja e realizuar nga reporteri për Shqipërinë i Agjencisë, Florion Goga, me një vajzë e vogël mes këpucëve të kuqe që kanë mbushur shkallët që të ngjisin në godinën e Operas në Sheshin “Skënderbej” renditet e 58-ta mes 82 fotografive që u shpallen më të mirat e muajit mars.

Reuters prej gati 30 vitesh ndan çmime për fotografitë më të mira të vitit.