Pavarësisht luftës dhe telefonatave të fundit të stuhishme mes tyre, Vladimir Putin ka uruar Emmanuel Macron për rizgjedhjen e tij në krye të presidencës së Francës. Lajmin se Putin uroi Macron e ka bërë me dije Kremlini.
Pas masakrës së përgjakshme në Bucha që shokoi botën, shumë liderë evropian dhe jo vetëm e kanë cilësuar Putin një “kriminel lufte”, mes të cilëve edhe Macron.
Kujtojmë se ditën e djeshme presidenti francez Emmanuel Macron mundi rivalen e tij të ekstremit të djathtë Marine Le Pen të dielën me një diferencë të madhe votash.
Macron dhe Le Pen kaluan në balotazh pasi përfunduan në vendin e parë dhe të dytë, respektivisht, midis 12 kandidatëve që garuan në raundin e parë më 10 prill. Formacioni i raundit të dytë ishte një përsëritje e balotazhit presidencial të vitit 2017, kur Macron, atëherë një i sapofutur në politikë, mposhti Le Pen.