Pas shuplakës së përçmueshme e disi artificiale të Will Smith ndaj prezantuesit Chris Rock në ceremoninë e Oskarëve 2022, debatet në rrjetet sociale britanike fokusohen gjithnjë e më shumë në faktin nëse kjo do të kishte ndodhur nëse ceremonia do të vijonte të prezantohej nga komediani legjendar britanik Ricky Gervais. Prandaj së fundmi Gervais ka dhënë dhe mendimin e tij për çështjen duke thënë se nuk do të ishte tallur me humbjen e flokëve të Jada Pinkett Smith siç bëri Rock, por në fakt me “marrëdhënien e hapur” që ata kanë deklaruar se kanë mes tyre.
Duke performuar në Londër, komediani 60-vjeçar krijues i serialeve “The Office” dhe “After Life” tha me shaka: “Ta them që në fillim këtë, nuk kam asnjë material sot për Will Smith,” shkruan e përditshmja Mirror. Gervais i referohej incidentit të së dielës kur Smith, fitues i Aktorit më të Mirë, qëlloi me shuplakë 57-vjeçarin Rock pasi ky i fundit bëri një shaka për flokët e rënë të Jada, e cila ka thënë më parë se vuan nga alopecia.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të publikut, Gervais tha se nëse do të kishte qenë ai duke drejtuar ceremoninë, “asgjë nuk do të kishte ndodhur, Nuk do të bëja shaka me flokët e gruas, por me të dashurin e saj. Komediani i referohej zhurmave për një lidhje të 50-vjeçares Jada me një këngëtare femër, derisa Will pranoi në shtator të vitit të shkuar se ai me gruan kishin një “marrëdhënie të hapur”.
Gervais vinte në lojë çështjen e flokëve në ceremoni, duke ripostuar një pjesë nga seriali i tij komik “The Office” ku permendej semundja. Shumë përdorues të rrjeteve sociale ishin dakord me Gervais, duke pyetur se “përse aktori goditi prezantuesin, dhe jo burrin ose gruan që shkonte me gruan e tij”. Një prej përdoruesve shkruante me shaka një linjë humori nga filmi: “Mund të shkosh në shtrat me gruan time, por mos të dëgjoj t’i përmendësh emrin”.