Mëngjesin e sotëm nisin punimet e Kongresit të Partisë Socialiste, ku në panelin “Digjitalizimi dhe inovacioni” mbajti fjalën e hapjes Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijë, Bora Muzhaqi.
Ministrja theksoi se qëllimi ynë është të krijojmë politika sa më të mira rreth punësimit dhe edukimit që ecin me hapa më të shpejt nga nevojat që kanë të rinjtë.
“Shoqëria e dijës është pikërisht vizioni jonë për Shqipërinë 2030” tha Muzhaqi
Më tej ajo shtoi se: “Ne dëshirojmë të krijojmë një sistem arsimor që të edukojmë të rinjtë dhe t’i brumos fëmijët me dashurinë për vendin, por i bën dhe të jenë konkurrues në botë. Orientimi në fushën e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë, shkencës dhe matematikës janë fusha që garantojnë një të ardhme të sigurt, por edhe zhvillimin e vendit”.
Gjithashtu, Muzhaqi tha se: “Synimi i këtij paneli sot është informimi i fëmijëve dhe të rinjve, por edhe i prindërve rreth mundësive dhe sfidave më të mira që ne kemi në treg me aktorët kryesorë në këto fusha.”