Më shumë se 100 persona janë rrëmbyer në Melitopol, një qytet i vogël në Ukrainën juglindore dhe një nga zonat e para që ra në duart e rusëve, në fillim të pushtimit rus në Ukrainë. Kështu deklaroi kryebashkiaku i qytetit Ivan Fedorov.
Fedorov dyshohet se u rrëmbye nga forcat ruse në mars dhe u lirua pesë ditë më vonë, në këmbim të nëntë rekrutëve rusë të kapur nga ukrainasit, deklaroi kreu i zyrës presidenciale të Ukrainës.
“Disa u mbajtën për disa orë, të tjerët për disa ditë”, raportoi agjencia e lajmeve UNIAN.
Fedorov tha se kreu i këshillit të qarkut Melitopol, Serhiy Pryyma është rrëmbyer nga rusët për më shumë se një muaj.