Loredana ka pozuar së fundmi me futbollistin Edon Zhegrova.
Kjo fotografi ka mjaftuar të ndezë thashethemet për një ‘romancë’ mes tyre, kështu të paktën shkruan gazeta e njohur gjermane Blick e cila thotë se marrëdhënia e tyre nuk është (ende) e qartë.
Pak muaj më parë, reperja tha se nuk është në kërkim të një mashkulli të ri. “Jam shumë e lumtur me veten, kjo mund të tingëllojë arrogante, por po e shijoj jetën time”, tha ajo.
Kosovari aktualisht është nën kontratë me klubin francez Lille.
Gushtin e kaluar Loredana njoftoi fansat e saj se ajo dhe Mozzik janë ndarë sërish.
“Ne jemi dy njerëz kokëfortë që nuk mundemi as me e as pa njëri-tjetrin”, pati shkruar ajo atë kohë.
Megjithatë, reperja pati thënë se ajo dhe Mozzik kanë ende një marrëdhënie shumë të mirë për hir të vajzës së tyre vajzës Hana.