Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, tha se kërcënimi nga Vladimir Putin ka ekzistuar gjithmonë, por se mënyra “e pamatur” e Presidentit rus me pushtimin e Ukrainës nuk do të ishte parashikuar një dekadë më parë.
Duke folur në një intervistë për emisionin Today të NBC, Obama tha se ajo që kemi parë me pushtimin e Ukrainës është se ai ishte i pamatur në një mënyrë që mund të mos e kishit parashikuar 8-10 vjet më parë, por rreziku ishte gjithmonë aty.
I pyetur se çfarë do të kishte bërë ndryshe gjatë kohës që ishte në detyrë, duke përfshirë kohën kur Rusia aneksoi Krimenë në vitin 2014, Obama nuk pranoi të përgjigjet drejtpërdrejt.
Në vend të kësaj, ai tha se ishte e rëndësishme që “të mos e marrim demokracinë tonë si të mirëqenë” dhe “të qëndrojmë dhe të rreshtohemi me ata që besojnë në liri dhe pavarësi”.