Bjellorusia do të mbetet gjithmonë përkrah Rusisë, pavarësisht se si do të evoluojë situata.” Kështu deklaroi presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, i cili u takua me Vladimir Putin në Blagoveshchensk, në Rusinë lindore.
“Minsk është i vendosur të forcojë unitetin me Rusinë,” shtoi ai. Lukashenko gjatë fjalës së tij i tha Putin se mund të mbështet gjithmonë tek bjellorusët, pasi do të jenë gjithmonë pranë tyre, pavarësisht se çfarë mund të ndodhi.
Ai shtoi se Bjellorusia dhe Rusia ndajnë të njëjtën tokë dhe jetojnë në të njëjtin shtet. Ndryshe nga disa republika ne kemi mbetur bashkë. Jemi të vendosur të konsolidojmë unitetin tonë”, tha Lukshenko.