Bjellorusia i ka dhënë përsëri mbështetjen e saj Rusisë, pas mohimeve të Kremlinit se trupat e saj vranë civilë ukrainas në qytetin e Bucha.
Udhëheqësi i Bjellorusisë Alexander Lukashenko pretendoi se akuzat për mizori ishin një operacion psikologjik i kryer nga anglezët.
Moska ka pretenduar se imazhet e civilëve të vdekur në rrugët e Bucha ishin të rreme ndërsa Lukashenko i cili ishte ditën e sotme në takim me Vladimir Putin, i besoi mohimit të homologut rus për krimet në Bucha.
Ai gjithashtu mbrojti pushtimin e Ukrainës nga Putin – i cili u nis pjesërisht nga Bjellorusia gati shtatë javë më parë.
Lukashenko tha se një goditje e madhe do të ishte dhënë kundër Rusisë nëse sulmi nuk do të ishte urdhëruar.