Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se shëndetësia sot është shumë herë më e zhvilluar në krahasim me më parë.

Duke sqaruar se objektivi i qeverisë është që çdo qytetar të mund të marrë shërbim shëndetësor cilësor pranë vendbanimit të tyre, Manastirliu shtoi se “Për më shumë se 400 mijë qytetarë janë siguruar barna të rimbursueshme dhe do të vijojmë ta zgjerojmë këtë listë”.

“Do të mundësojmë për pensionistët dhe qytetarët në pamundësi për t’i përballuar, një listë pajisjesh mjekësore falas” deklaroi ministrja.

Manastirliu premtoi se vëmendja ndaj stafit të kujdesit shëndetësor do të vijojë.

“Ajo që mësuam nga pandemia është se ia dolëm falë investimit tonë më të çmuar: mjekët dhe infermierët tanë.
Premtim i mbajtur edhe në kohëra të vështira, 63% janë rritur pagat për mjekët dhe infermierët, do t’i rrisim edhe këtë vit duke filluar nga 1 korriku, edhe pse po përballemi me vështirësi.

Do të rrisim pagat deri në 40% për mjekët dhe infermierët brenda këtij mandati” premtoi Manastirliu.