21 Prill- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, duke hedhur poshtë akuzat e deputetin të opozitës Tritan Shehu, tha në Kuvend se janë ulur shpenzimet e qytetarëve nga xhepi dhe kjo ka ardhur falë rritjes së buxhetit me 78% për shëndetësinë.
“Ajo çfarë dua të them për atë që kolegu opozitës tha, që shpenzimet nga xhepi janë 50%, nuk është e vërtetë. Është i vërtetë nje fakt, që ne i kemi gjetur mbi 60% dhe i kemi ulur në 44% shpenzimet nga xhepi të qytetarëve dhe do vijojmë ti ulim, duke rritur buxhetin vit pas viti. Në 8 vite, buxheti në Shëndetësi është rritur me 78%”, tha Manastirliu.
Duke folur për aksesin në shërbime shëndetësore falas, Ministrja e Shëndetësisë tha: “Janë më shumë se 600 mijë të qytetarë të cilët nuk kanë paguar sigurime shëndetësore, që përfitojnë vizitat falas në parësor dhe nga lista e barnave me rimbursim falas alternativat e para të mjekimit”.
Ministrja Manastirliu tha në Kuvend se lista e rimbursimit financohet në masen 100 milion euro dhe janë edhe më shumë se 49 million euro qe financohen për barnat dhe materialet mjekesore ne spitale. “Ne sot financojmë në masën 60% të gjithë barnat që importohen në vendin tonë. Kjo do të thotë të ulësh shpenzimet nga xhepi, do të thotë të sigurosh më shumë alternativa mjekimi falas”,- tha Manastirliu.