Edhe pse ka kohë deri në vitin 2024, Napoli nuk dëshiron t’i lërë asgjë rastësisë dhe kërkon të rinovojë me Amir Rrahmanin, pasi normalisht, interesimi i Manchester United nuk është një lajm i mirë për ta.
Sipas asaj që shkruajnë mediet italiane, napoletanët po punojnë që të sigurojnë një marrëveshje me lojtarin kosovar, që shkon më tej se 2024-shi. Aprovimi ka ardhur nga trajneri Spalletti. Tekniku e ka pjesë të planeve mbrojtësin dhe e ka në mendje për formacionin e vitit të ardhshëm. Rrahmani ka luajtur 28 ndeshje këtë sezon. 28 vjeçari është pjesë e këtij ekipi prej vitesh.