Maria Sharapova fituesja e të katër titujve Grand Slam gjatë karrierës së saj, festoi ditëlindjen e 35-të, në të cilën dha edhe lajmin se është në pritje të fëmijës së saj të parë me të fejuarin Alexander Gilkes.

Ish- ylli i tenisit ka postuar një foto në Instagram ku tregon barkun e rrumbullakosur teksa pozonte në plazh.

Sharapova, e cila u tërhoq nga sporti vetëm dy vjet më parë, njoftoi fejesën e saj me biznesmenin britanik Gilkes në dhjetor të 2020.

Dyshja janë në një lidhje që nga viti 2018 dhe Gilkes shihej shpesh herë në fushën e lojës për të ndjekur Sharapovën në fund të karrierës së saj.

Ish-numri 1 i botës ishte një nga tenistet më të famshme në botë gjatë karrierës së saj.

Ajo është një nga vetëm 10 femrat që ka fituar të katër titujt e Grand Slam-it gjatë karrierës së saj, duke përfunduar me gjithsej pesë fitore të mëdha.

Paraqitja e saj e fundit ishte në “Australian Open 2020”, ku u eliminua në raundin e parë nga Donna Vekic.

Sharapova mblodhi më shumë se 38 milionë dollarë nga çmimet në karrierën e saj.