Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka dhënë një intervistë të re për “Calcio Style” duke folur për klubin zikaltër, merkatos dhe kampionatit.
“Për sa i përket Scudettos, çdo të dielë ndryshon situata, por Interi më duket favoriti për ta fituar atë.
Lautaro? Të jemi realist, i ka munguar fati kohët e fundit. Ai i ka të gjitha mjetet e nevojitshme për t’u bërë një sulmues i madh. Ne të gjithë po presim që ai të shpërthej, të japë 100% e tij.
Lukaku tek inter përsëri? Të jem i sinqertë, nuk mund ta di. Edhe Chelsea po përjeton një situatë të çuditshme. Lukaku i ka kushtuar shumë Chelseat dhe nuk mendoj se do të jetë e thjeshtë për ta lënë të largohet.
Donnarumma apo Dybala? Personalisht do të doja që Interi të transferonte Dybala. Donnarumma është shumë i mirë, por nuk mendoj se do të largohej nga PSG. Ndërsa Dybalan e kam qejf, do të doja ta shikoja me fanellën e Interit”, kështu është shprehur ish-presidenti zikaltër.