Mes mosbesimit, ëndrrave dhe fjalëve të gojës, postimi i fundit e Kylian Mbappé në Instagram ndezi kureshtjen dhe imagjinatën e tifozëve të Juventusit. Pse? Sepse u lexua si një e dhënë e qartë “sociale”. “Zebra së shpejti”, – ishte shkruar pranë një orë rëre dhe simboli i një shpërthimi nga ylli francez.
E ardhmja e kampionit të PSG-së ka qenë prej kohësh në qendër të shumë thashtethemeve, që janë të destinuara të shtohen pas këtij gjesti. “Dybala që largohet dhe Mbappe që vjen?”. Kjo është pyetja që në forma të ndryshme kërcen mes profileve të tifozëve të Juventusit…
SITUATA – PSG vazhdon të sigurojë kontrata që e ndihmojnë atë të vazhdojë të rritet si markë. Skuadra pariziene njoftoi këtë të enjte një marrëveshje me markën GOAT, e specializuar në shitjen e produkteve të stilit të jetesës dhe që do të zëvendësojë QNB si sponsor në mëngët e fanellave të klubit për tri sezonet e ardhshme.
Përveç kësaj, do të shfaqet edhe në reklama televizive në “Parc des Princes”. Një nga habitë e shpalljes së marrëveshjes me GOAT është se Kylian Mbappé nuk figuron në sloganin reklamues të PSG-së.
Edhe pse sulmuesi ka një klauzolë në kontratën e tij që i lejon të vendosë nëse do të marrë pjesë apo jo në këtë lloj ngjarjeje, siç raportohet nga “RMC Sport”, mungesa e yllit francez është për shkak të pasigurisë në lidhje me të ardhmen e tij.
Duke qenë se ende nuk dihet nëse Mbappé do të luajë sezonin e ardhshëm në Paris, si dhe duke pasur parasysh interesin e madh nga Real Madridi, lojtari ka vendosur të mos marrë pjesë në spotin reklamues. Një provë e qartë se ai mund të largohet nga kryeqyteti francez në qershor.
Siç raporton “L’Équipe”, marrëveshja me GOAT do t’i sjellë PSG-së një fitim prej 50 milionë eurosh gjatë tri viteve të ardhshme. Marrëveshje kjo që i bashkohet asaj të “Qatar Arways”, i cili do të jetë sponsori kryesor i liderit aktual të Ligue 1 dhe për një shumë prej 70 milionë euro. Shifra që përfaqësojnë padyshim “oksigjen” për një ekip të ndëshkuar nga humbjet e jashtëzakonshme ekonomike që ka pësuar në dy vitet e fundit.