Joe Rogan, një nga njerëzit më të besuar të presidentit të UFC-së, Dana White dhe njëkohësisht komentatori i dueleve të arteve marciale mikse, ka dhënë komentin e tij në lidhje me të ardhmen e Conor McGregor. Irlandezi nuk duelon që prej korrikut të vitit të kaluar, ku u dëmtua në përballjen ndaj Daniel Cormier dhe u detyrua të operohej në këmbë (e humbi duelin pas vendimit të mjekëve).
“Nëse Conor kërkon të ketë sa më shumë shanse për suskes dhe të duelojë e shpallet kampion bote, atëherë ai duhet të rikthehet në një duel me një rival që është i një niveli më të ulët. Një sportisti ndaj të cilit Conor të ketë avantazh, por që është kompetitiv. Një duel prove për irlandezin para se të mbërrijë te sfida kryesore për titull”, tha Joe Rogan.
“Unë e kuptoj dëshirën e Comnor që të duelojë për titull dhe se i aka vënë syrin kampionit të botës Camaru Usman, por është pak shpejt që ai të marrë këtë risk. Unë them jgithnjë se sportistët që vijnë në kafaz pas një mungese të gjatë, kanë nevojë për një rival pak më modest para se të jenë sërish protagonist. Mendoj se Michael Chandler është emri i duhur për Conor”, tha Joe Rogan.