Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Barbock ka deklaruar se ka prova të krimeve të luftës në Ukrainë.
“Ne kemi indikacione masive të krimeve të luftës. Në fund është gjykata që do të vendosë, për ne është thelbësore që të sigurojmë të gjitha provat”, ka thënë ajo.
Ministrja e Jashtme gjermane ka dhënë deklaratën për mediat, para takimit që u njoftua ditën e sotme me ministrat europianë në Luksemburg.
“Si qeveri federale gjermane ne e kemi bërë të qartë se do të ketë heqje të plotë të lëndëve djegëse, duke filluar nga qymyri, nafta dhe më pas gazi, në mënyrë që kjo të zbatohet në një vijë me Bashkimin Europian”, ka thënë më tej ajo.