Moderatorja e “Big Brother VIP Albania”, Arbana Osmani ka treguar në rrjetet sociale se si mësoi gjininë e fëmijës së tretë. Me anë të një ‘ask’ në “Instastory”, moderatorja i është përgjigjur një ndjekëseje ku ka zbuluar se gjininë e bebit e ka zbuluar kur ka qenë me pushime dhe nga emocionet nuk kanë bërë asnjë xhirim.

“Nuk ishim dhe aq të organizuar. Kur e morëm vesh kemi qenë me pushime. Plus unë kisha shumë kuriozitet dhe emocione kështu që nuk kemi xhiruar gjë. E ngaqë kishim Dielli në gjumë as nuk bërtisnim dot. Kujtime dhe emocione të bukura për ne të tre gjithsesi.”, shkruan moderatorja. E duket se ajo nuk ka ndërmend që ta zbulojë gjininë e fëmijës së tretë për publikun- megjithatë, në media aludohet se ajo pret një vajzë.


Aktualisht, moderatorja është larg ekranit. Për katër muaj ajo prezantoi “Big Brother VIP” që u rikthye në ekran pas katër vitesh mungesë. Në fund të formatit, Arbana zbuloi se ishte shtatzënë për herë të tretë. Sa i përket planeve për rikthimin në ekran, Arbana ka deklaruar se nuk do sjellë asnjë projekt gjatë kësaj periudhe deri në dhjetor të 2022 kur do rikthehet “Big Brother VIP” me edicionin e dytë.