Shumë figura publike kanë treguar mbështetjen ndaj Beatrix Ramosaj pasi këngëtarja reagoi për sulmet online që ka marrë pas daljes nga Big Brother VIP. Mes shumë personazheve, ka qenë dhe nëna e Rita Orës, Vera, e cila është këshilluese e shëndetit mendor.

Nëna e Rita Orës del në mbështetje të Beatrix Ramosaj.

Vera ka shpërndarë videon e saj teksa ka shkruar: “Stop bullizmin, shëndeti mendor ka rëndësi”. Në një tjetër postim, nëna e yllit shqiptar shprehet: “Jemi komb i lashtë, kemi tradita të forta dhe rini të bukur-hajde t’i ndihmojmë njëri-tjetrit! Pavarësisht se kush është në pyetje bullizimi nuk ka vend në vendin tonë”.