Lajmi i SHBA që sanksionoi ish-deputetin Aqif Rakipi dhe biznesmenin Ylli Rakipi, ka pasur me shumë reagime.
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja dha një koment të shkurtër në hyrje të Kuvendit, për mediat, ndërsa tha se ajo ishte e shkruar e zeza mbi te bardhë.
“Sapo e pashë nga titra në media, ajo që është thënë, është thënë. Është e shkruara e bardha mbi të zezë”, tha Manja. Ndërkohë, Eduard Shalsi tha se; “I palënkundur ndaj vendimeve të tilla”. Ndërkohë, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi tha se nuk mund të komentohej vendimi i SHBA.
“Si mund të komentohet një vendim i SHBA-ve”, tha ai. Mes shumë reagimeve ishte dhe ai i Erion Braçes, i cili tha se; “Rakipi qytetar i lirë, shkoni pyeteni”.