Këngëtarja e njohur me famë botërore Rihanna, është rrëfyer ditën e sotme për revistën prestigjioze “Vogue”, ku ka zbuluar shumë gjëra rreth jetës së saj.
Teksa këngëtarja 34-vjeçare tregon barkun e saj të rrumbullakosur për “Vogue”, ajo flet për romancën me reperin A$AP Rocky dhe rrugëtimin e saj të shtatzënisë.
Themeluesja e “FENTY Beauty” zbuloi se në fillim ka qenë shok me reperin, por më vonë marrëdhënia e tyre romantike ishte e ngadaltë pasi “njerëzit nuk dalin shumë lehtë nga zona e miqve” me këngëtaren.
“Dhe sigurisht që mora pak kohë për të kuptuar se sa shumë e njoh atë dhe se sa ai më njeh mua, sepse ne gjithashtu e dimë se në sa telashe mund ta gjejmë njëri-tjetrin,” tha ajo për “Vogue”.
Ajo gjithashtu tregoi si shembull – për llojin e telasheve – një moment gjatë takimit të tyre të parë në “MTV Video Music Awards” në vitin 2012.
Këngëtarja kujton kur Rocky iu bashkua asaj për performancën e këngës së saj të suksesshme, “Cockiness” dhe i kapi prapanicën teksa po kërcenin krah për krah.
“Kjo nuk ishte pjesë e provës! Unë i thashë, ‘Çfarë po bën!?’”, thotë ajo, duke pranuar se ekipi i saj ishte gati të përballej me zemërimin e saj pas incidentit, por në vend të kësaj, ajo e la atë. “Menaxheri im tha: ‘Oh, Zot, ajo duhet ta pëlqejë pak këtë djalë. Ajo kurrë nuk e lejon këtë gjë të rrëshqasë’”.
Këngëtarja tha se megjithëse të dy kishin filluar të takoheshin përpara se të ‘godiste’ COVID-19, vetëm gjatë pandemisë ata u bënë vërtet seriozë në lidhjen e tyre.
Artistja më pas flet edhe për shtatzëninë e saj ku shprehet se gjatë kësaj periudhe artistja ka eksperimentuar dhe guxuar me stilin saj duke thyer tabutë sesi një nënë shtatzënë nuk duhet të ekspozohet shumë me veshjet.
“Kur mora vesh se isha shtatzënë, mendova me vete, nuk do të shkoj të blej rroba për gra shtatzënë. Më vjen keq por është shumë argëtuese të vishesh. Nuk do ta lë atë pjesë të zhduket sepse trupi im po ndryshon.”, u shpreh Rihanna.
Me ndryshimin e trupit, ndryshon edhe stili: Pamjet e zhveshura që ajo mund të kishte menduar dy herë për t’i veshur para shtatzënisë, janë bërë një përshtatje e përsosur për stilin e saj të ri me barkun e rumbullakosur. Kjo është një pikë që ajo shpreson se do të fuqizojë nënat e tjera në pritje.
“Unë shpresoj se ne kemi qenë në gjendje të ripërcaktojmë atë që konsiderohet ‘e denjë’ për gratë shtatzëna,”– thotë ajo. “Trupi im po bën gjëra të jashtëzakonshme tani dhe nuk do të turpërohem për këtë. Sepse pse duhet ta fshehni shtatzaninë tuaj?”
Të gjithë janë kuriozë të dinë nëse këngëtarja e hitit “Diamonds” e kishte planifikuar shtatzaninë e saj apo ishte aksidentale. Ajo e ka shuar kuriozitetin teksa ka rrëfyer se thjesht e priste të vinte. Nuk kishtebërëasnjë lloj pralnifikimi por ama nuk ishte as kundër saj.
“Planifikimi? Nuk do të thoja planifikim. Por sigurisht jo kundër tij. Nuk e di kur kam ovulacion apo ndonjë gjë të tillë. Thjesht u argëtuam”, thotë ajo. “Dhe më pas ishte aty në provë. Nuk humba kohë. Më pas isha në zyrën e mjekut mëngjesin tjetër dhe udhëtimi ynë filloi.”
E pyetur se cila është frika e saj më e madhe gjatë shtatëzanisë , Rihanna ka treguar për frikën ndaj depresionit që mund të kalojë pas shtatëzanisë.
“Depresioni pas lindjes. A do të ndihem jashtë kontrollit emocionalisht? Këto janë historitë që dëgjoj nga gra të tjera që më trembin.”, ka rrëfyer ajo.