Bora dhe Beatrix i kanë habitur të gjithë sot me veprimet e fundit. Ishte Bora ajo e cila njoftoi se sot do publikojë këngë me titull “Nuk jam si ti”, në orën 20:00 dhe të gjithë menduan se ky është rreng për 1 prillin.

Por prisni pak! Pak minuta pas Borës, edhe Beatrix njoftoi se do të publikojë këngë dhe titulli duket si thumb ndaj moderatores. “As unë si ti”, mban titullin kënga e Beatrixës. Të gjithë jemi kureshtarë të dimë nëse vajzat po thumbojnë njëra-tjetrën, apo e kanë bërë me fjalë.