Ivan Balliu është lojtari i muajit mars te Rayo Vallecano. Mbrojtësi i Kombëtares është një titullar i padiskutueshëm te ekipi spanjoll, teksa paraqitjet e tij kanë qenë tejet të mira.

Lojtari shqiptar ka luajtur 4 ndeshje në mars, ku vlen të përmendet fakti se ka dhënë një assist në barazimin e vlefshëm 1-1 me Sevillian. 30 vjeçari anësor shkëlqeu edhe me Kombëtaren në humbjen 2-1 me Spanjën, duke ndihmuar ekipin nga krahët. Nëse modestët e La Liga ia dalin të mbijetojnë, padyshim se një meritë e ka edhe ai.

“Ivan Balliu është lojtari i muajit mars te Rayo Vallecano” – shkruan Futboll Mahou, faqe e posaçme që jep çdo muaj këtë lloj çmimi. Për lojtarin e Përfaqësueses tonë ky është viti i parë në La Liga, pasi më parë ka qenë pjesë e Almerias, Metz dhe Arouca.