Yellow Submarine, poster, The Beatles, US poster, from left:Ringo Starr, George Harrison, Paul McCartney, John Lennon, 1968. (Photo by LMPC via Getty Images)

Nga ELDA SHABANI

Yellow Submarine, poster, The Beatles, US poster, from left:Ringo Starr, George Harrison, Paul McCartney, John Lennon, 1968. (Photo by LMPC via Getty Images)
“…As we live a life of ease
Everyone of us has all we need (has all we need)
Sky of blue (sky of blue) and sea of green (and sea of green)
In our yellow submarine (
We all live in a yellow submarine
Yellow submarine, yellow submarine.”

“Nëndetësja e Verdhë” Beatles

Refreni I këngës “Nëndetësja e Verdhë” u këndua nga student dhe të rinj në vitet ’60 dhe u konsiderua si një himn kundër Luftës në Vietnam. Grupi muzikor Beatles, I cili u bë fenomen kulturor global, besonte se muzika mund të shëronte botën nëse i gjithë njerëzimi do ta dëgjonte atë. Dhe Beatles e vërtetuan!

Ka kaq shumë gjëndje dhe turbulenca të cilat ndikuan në stilet e viteve 60-të siç ishte Lufta e Vietnamit, tensionet e Luftës së Ftohtë, protesta dhe lëvizjet për ndryshime shoqërore, fenomeni Beatlemania, kopertinat e para të guximshme të revistave të modës, LSD dhe kultura Hippi e cila përkrahu çlirimin seksual dhe përdorimin e drogave si një mënyrë për të shprehur ndjenjat e tyre, Arti Pop dhe Andy Warhol, Hollywood, Merlin Monroe, Rock&Roll, veshjet etnike, minifundi me ngjyrat acide të stilistes rebele Mary Quant apo bikini të cilat e tronditën botën më shumë se shpërthimi i bombës atomike. Por ndikimet e tjera të mëdha në art dhe modë gjatë viteve 60-të përfshinin printimet ekzotike të pëlhurave psikedelike të Emilio Pucci-it.

Moda, si koncept, është e lidhur në thelb me kohën dhe pasqyron atë që është në të vërtetë në ajër. Ajo pasqyron atë që njerëzit lexojnë, mendojnë dhe dëgjojnë. Moda vjen dhe shkon duke shprehur sfidat me të cilat përballet një shoqëri në një periudhë të caktuar.

Historia duket sikur përsërit vetveten. Është I njohur tashmë fenomeni I “arratisjes” në pasarelat Catwalk. Frymëzimi nga një kohë tjetër, po aq të turbullt sa e jona, u shfaq si një nga motivet më të mëdha të pranverës 2022. Në shtëpitë e modës u panë koleksione me modele psikedelike dhe atë bohem të fund viteve 60 dhe fillimit të viteve 70. Por një nga tendencat që të binte më shumë në sy ishte një rikthim I stilistit Emilio Pucci, I cili me stilin e tij elegant dhe fluid, me printime psikedelike dhe bikini krijuan për kohën një “Puccimania” Në kohët ku po jetojmë natyrshëm lind pyetja, pse kemi një rikthim të kulturës apo kundërkulturës të vitet 60-të, një kohë në të cilën edhe veshja si pjesë e artit, së bashku me evolucionin e saj pasqyroi modifikime të thella të një shoqërie që tërhiqej nga një rini e etur për ndryshime?! Gjate viteve 60-të perëndimi po jetonte një dekade konstrati të vërtetë. Vite ku ranë tabutë, ju la fushë e lirë një mënyre jetese që shkonte në koherencë me veshje revolucionare si minifundi, bikini, stili androgjen, hipi dhe kundërkultura etj.

Po kështu edhe sot viti 2022 tenton të shpalosë veshje me ngjyra të ndezura që nxisin gëzimin me printe të guximshme dhe tekstura që flasin ose siç e quajnë ndryshe “dopamine dress”. Ky është momenti i Emilio Pucc-it, i Pop Art, me printimet ekzotike shumëngjyrëshe si dhe me figura gjeometrike, të shpërndara në të gjitha llojet e veshjeve, nje ilaç freskues për konsumatorin i cili pas dy vitesh të kaluara me pantallona sportive në një botë tërësisht në izolim. Është kaq mahnitëse të shohësh një përzierje të pamjeve psikodelike dhe të Artit Pop të nëndetëses së verdhë të Beatles apo dhe veshjet me lule orientale të stilit Hipi, të cilat injektojnë sot një ndjenjë gëzimi, një ndjenjë lirie, paqe dhe dashurie, sikurse kumton me të njëjtën ndjenjë edhe kënga “All you need is love”.