Janë jo vetëm inteligjente, por edhe përshtaten shpejt në çdo ambient. Nuk e kanë të nevojshme të kenëpërherë pranë njerëzit e dashur për të qenë të lumtur, pasi u pëlqen edhe shoqëria e vetes së tyre. Por cilat janë këto shenja të horoskopit, të cilat konsiderohen me inteligjencë të lartë dhe me tru krijues? I përket ndonjërës prej tyre?
1. Ujori
Ujori mundohet ta filtrojë thuajse gjithçka përmes mendjes së tij inteligjente. Ata janë të aftë tëdistancohen nga disa situata, duke e pasur më të lehtë të mendojnë për një zgjidhje. Njihen për karakterin e tyre të balancuar, si dhe për të menduarin me gjakftohtësi. Ujori është mendjehapur dhe e pranon çdo ide, edhe kur bie ndesh me idetë e tij. Gjithsesi, nuk e bëjnë asnjëherë diçka, nëse nuk e kanë vërtetuar persona të tjerë si efektive.
2. Virgjëresha
Virgjëresha është e interesuar për gjithçka. Nëse duket sikur një problem, apo një situatë nuk ka njëzgjidhje, Virgjëresha me siguri e gjen një të tillë. Ato pëlqejnë të zgjidhin gjërat në dukje të pazgjidhshme dhe të ndreqin gjërat e thyera. Dhe në mënyrë të vazhdueshme janë duke menduar apo duke krijuar diçka. Bëjnë shumë pyetje, gjë që është një shenjë e sigurtë e një personi gjeni.
3. Bricjapi
Bricjapi ka një metodë të të menduarit reale, preçize dhe të mirëstrukturuar, gjë që i favorizon ata për tëmarrë vendime të sigurta. I shmangin përherë reagimet me gjaknxehtësi, pasi e dinë se situata të tilla i bëjnë të marrin vendime të padrejta. Bricjapi është tepër inteligjent dhe e vendos shumë në punë trurin. Nuk heqin dorë asnjëherë, sidomos nga gjërat që duan. Kur bëjnë një gabim, mësojnë prej tij dhe përshtaten.
4. Akrepi
Është praktikisht e pamundur t’ia hedhësh një Akrepi për shkak të fuqisë së tyre mendore, inteligjencës dhe intensitetit të të menduarit. Ata arsyetojnë me qetësi, si dhe i përdorin informacionet që marrin prej tëtjerëve shumë shpejt në të mirë të vetes. Bën mirë të mos e mashtrosh një Akrep, pasi me siguri nuk do tëdoje që ta përdornin inteligjencën e tyre për t’u hakmarrë ndaj teje.
5. Binjakët
Mjafton ta dëgjosh një Binjak të flasë dhe do ta kuptosh se sa i zgjuar është. Janë shenja që mendon mëshpejt në të gjithë horoskopin dhe kanë aftësi të veçanta për t’i përpunuar informacionet me shpejtësi. Binjakët kanë një humor tepër të zhvilluar, gjë që i bën të duken akoma më inteligjentë. Kanë aftësi tëmira krijuese, verbale dhe mund të bëjnë shokë të rinj shumë shpejt.
6. Peshqit
Peshqit zotërojnë nivele vërtet të larta të inteligjencës dhe kreativitetit, saqë ndonjëherë mund të kenëshumë ide njëkohësisht dhe të mos dinë cilën të ndjekin. Janë mjaft të ndjeshëm ndaj eksperiencave qëpërjetojnë të tjerët përreth. Duket sikur e ndiejnë çdo gjë që mendojnë apo ndiejnë të tjerët. Pra, zotërojnëinteligjencë emocionale dhe dëshirojnë në çdo moment të duken si persona të mirë.