Këngëtarja por njëkohësisht edhe ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Beatrix Ramosaj, solli të martën këngën e re “Ma shumë se ti”. Kënga i dedikohej tërësisht ish-partnerit të saj, aktorit Donald Veshaj, me të cilin u njoh dhe krijoi një lidhje brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, por që u ndanë menjëherë pas programit.
“S’e kam menduar që je kaq idiot, lotët e mia nuk i meriton”, thotë Beatrix gjatë këngës. Ndër të tjera ajo shpreh përmes këngës se “ai e ka përdorur” ndërsa “ajo e ka dashur.” Megjithatë, Beatrix thotë se dikur do të gjejë dikë “që e do, dhe e respekton më shumë se ai.”
Në klip përpos tekstit, u komentua edhe dukja e veçantë “Catwoman” e artistes 27-vjeçare. Kjo paraqitje e Trixa-s në total kushton 1093 euro, ku kostumi kap vlerën e 549 eurove, maska në fytyrë kushton 277 euro dhe dorezat 267 euro.
Nga ana tjetër kënga u prit mirë dhe vetëm për dy ditë ka kaluar shifrën e 800 mijë klikimeve në “YouTube”. Donaldi pas ndarjes nga Beatrix ka lënë të nënkuptohet se dëshiron të rikthehet sërish me prezantuesen Bora Zemani, me të cilën ishte në një romancë dashurie për më shumë se tre vjet.