Armando Broja nuk po kalon një periudhë të mirë. Sulmuesi shqiptar nuk shënon me Southampton që prej 2 marsit, e diçka të tillë e bënte ndaj West Ham. Kjo nuk shqetëson aspak trajnerin e Southampton, Ralf Hasenhuttl, i cili e mbron atë në konferencën e zakonshme për shtyp përpara takimit me Leeds. Tekniku austriak shprehet se të qënit jashtë forme është pjesë e rrugëtimit.
“Ne shohim Broja të ndryshëm, herë njërin, herë tjetrin.Jashtë forme për momentin? Është pjesë e rrugëtimit. Kur hyn si lojtar i ri dhe i befason të gjithë me cilësitë që ke, në Premier League nuk janë budallenj. Klubet e tjera të shikojnë dhe i mësojnë shpejt cilësitë tua dhe dinë të mbrohen.Pra duhet të përshtatni lojën tuaj dhe të përmirësoheni, duhet të konkurroni dhe nuk mjafton të përqendrohesh te pikat e forta” – tha ai.Southampton do të përballet me Leeds këtë fundjavë, me 2 prill në orën 16.00. Broja shpreson që të rikthehet te goli, pas disa javësh jo të mira.