E ardhmja e Kylian Mbappes është ende e paqartë. Në njërën anë është Real Madrid që e kërkon me ngulm dhe në anën tjetër PSG-ja që nuk dëshiron ta shesë.

Sky Sports raporton se Kylian Mbappe do të nënshkruajë kontratë të re me Paris Saint-Germain. Sipas Guillem Balague, PSG do t’i ofrojë para të majme nëse Mbappe pranon të rinovojë edhe për dy sezone.

Nëse pranon, ai do të fitonte 150 milionë euro bonus dhe po ashtu 40 milionë euro pagë vjetore.