Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres beson se për momentin nuk ka asnjë mundësi për armëpushim në Ukrainë.
Ky i fundit ishte kërkuar nga OKB.
Duke folur për gazetarët, ai tha se pas vizitës së kreut të çështjeve humanitare në Moskë dhe në Kiev, tashmë janë në pritje të një përgjigje nga Rusia për disa propozime, si armëpushimet lokale për evakuimin e civilëve nga zonat e luftimit dhe krijimin e një mekanizmi me Rusinë, Ukrainën dhe Kombet e Bashkuara për të menaxhuar aksesin e duhur humanitar.