Një person ka deklaruar se rreth orës 23:00 e ka parkuar veturën e tij të tipit BMW X5 pranë një diskoteke në Prishtinë, por më pas kur ka dalë, rreth orës 03:00 automjeti në fjalë nuk ishte më në parking.

Gazeta Express raporton se pas denoncimit, patrulla ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka gjetur denoncuesin dhe prej tij mësohet se makinë e ka marrë me qira në Zvicër. Vlera e kësaj vetura dyshohet se është rreth 52 mijë franga. Sipas denoncuesit, automjetin e kishte mbyllur dhe se dokumentet kishin mbetur në të.

Burimet bëjnë me dije se gjatë bisedës patrulla ka vërejtur se personat ishin dukshëm në gjendje të dehur dhe më pas të njëjtit i janë nënshtruar analizës së alkoolit, ku kanë rezultuar se njëri kishte 0,93% promilë alkool dhe tjetri 0,65%.

Lidhur me rastin është kontaktuar edhe Hetimi Rajonal për të marrë veprime të mëtutjeshme.