Ganluigi Donnarumma ka folur për mediet pas fitimit të titullit të PSG, ku komentoi vitin futbollistik. Gjatë intervistës Donnarumma nuk lë pa përmendur edhe rivalitetin me portierin tjetër të gjigandëve francez, Keylor Navas.
“Dueli me Keylor Navas dhe e ardhmja? Ky ishte një vit ambientimi. Nuk ishte e lehtë të ndryshohej gjuha dhe zakonet. Unë kam një marrëdhënie të shkëlqyer me Navasin, por siç tha edhe ai, nuk ishte e lehtë ta përjetoja këtë që po ndodh. Gjërat sigurisht që duhet të ndryshojnë. Jam këtu për të qenë titullar” – tha ai.
PSG në kërkim të një ‘bomberi’, gati super oferta për sulmuesin e Benficas
23 vjeçari përflitet për një rikthim te Milano, hipotezë kjo shumë e vështirë për t’u arritur. Italiani ka mbrojtur portën në 15 takime këtë sezon.