Një deklaratë e këngëtares, Filloreta Raçi e njohur si “Fifi” bëri bujë në mediat rozë dhe rrjete sociale. Fifi është shprehur se në ditëlindjen e aktores Monika Lubonja kishte persona të padëshiruar.
Ajo përmendi emrin e aktores, Arjola Demirit, me të cilën ishte pjesë e shtëpisë së famshme të “Big Brother Albania VIP”, e madje këngëtarja tha se Arjola i kishte bërë bllok edhe në rrjetin social “Instagram”. Pas kësaj deklarate, Arjola ka reaguar përmes një shkrimi në Instastory.
”Lajkatarët duken si shokë, ashtu siç duken ujqërit si qentë. Kurrë mos e nënvlerëso fuqinë e një gruaje Alfa”, shkroi aktorja në postimin e saj të fundit.
Pas këtyre lajmeve në adresë të saj, Arjola si duket ka vendosur të reagojë qetësisht.
Ashtu si shihet dhe në foto “Alpha” është një nga tatuazhet që Arjola ka në krah dhe që tregon se vetëbesimi dhe të qenit një “Boss woman” është pika e saj më e fortë.
Mesa duket, dy ish-konkurrentet e sezonit të parë të “Big Brother Vip Albania” nuk i kanë sheshuar ende hatër mbetjet, që pas daljes së Fifit nga spektakli. Ajo e akuzoi Arjolën se nuk e kishte mbështetur, pavarësisht se aktorja qau kur Fifi doli nga shtëpia.