Sikur të mos mjaftonin gabimet në fushë, tensioni mes lojtarëve të Juves dhe Irratit vijoi edhe në tunelin e “Allianz”, me Matia De Shiljon që lëshoi një lum fyerjesh ndaj arbitrit të ndeshjes me Interin. Mbrojtësi u ndëshkua me karton të kuq (u gjobit me 5 mijë euro) dhe do të humbasë ndeshjen kundër Kaljarit.
“Pati gabime të dukshme nga ana e VAR-it kundër bardhezinjve. E ekzekutuan Juventusin”. Me këto fjalë Luçiano Moxhi, ish-drejtuesi i “Zonjës”, pas humbjes me Interit komentoi për mikrofonat e radios “Kiss Kiss Napoli” gjatë programit “La Città del Pallone” atë që ndodhi në “Allianz Stadium” mbrëmjen e së dielës.

Masimiliano Irrati, ndoshta arbitri më i zoti përpara monitorit në sallën e VAR-it, kur zbret në fushë tregon një tjetër histori. Humbja kundër skuadrës së Simone Inzagit, ashtu siç u pranua nga vetë trajneri Masimiliano Alegri në intervistën pas ndeshjes, i shoi përfundimisht ëndrrat e bardhezinjve për titullin këtë sezon. Tani ata janë -8 nga Milani kryesues në 7 javët e fundit. TITULLI – Në lidhje me garën për titull, Moxhi duket se i ka idetë goxha të qarta se cila skuadër do ta presë finishin në fund.

“Napoli është favorit për triumfin dhe besoj se në fund do të shpallet kampion. Milani nuk i ka armët për ta fituar kampionatin. Në sulm, nuk ka futbollistë që edërgojnë topin në rrjetë. Kuqezinjve u mungon sulmuesi”, tha ish-drejtuesi i Napolit. Duke komentuar pastaj merkaton e klubit blu, ish-drejtuesit tha: “Klubi është duke lëvizur mirë. Kvaratskhelian e njoh mirë. Është një futbollist që tani gati dhe mund të bëhet një lojtar i madh. Ai ka cilësi të jashtëzakonshme.”, u shpreh Moxhi./panoramasport