Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi deklaroi sot se Forcat e Armatosura në vitet e fundit kanë ndërtuar 10 ura për lehtësimin e lëvizjes së banorëve në zonat e thella.

Ai thekson se Forcat e Armatosura u kanë ardhur në shërbime mijëra banorëve për t’u lehtësuar lëvizjen.

“Mijëra banorë në zonat të thella u është lehtësuar lëvizja falë urave “bailey” të ndërtuara nga Forcat e Armatosura. Mesatarisht, vitet e fundit xhenierët tanë kanë ndërtuar 10 ura në vit me gjatësi 22-42 metra”, shprehet ai.