Janë të shumtë futbollistët e rinj që futen në telashe. Mosha e re dhe mundësitë ekonomike më të larta se mesatarja shpesh krijojnë një përzierje ndonjëherë shpërthyese dhe nuk janë të pakta rastet e talenteve që e gjejnë veten të përfshirë në situata që mund të kenë një ndikim negativ në karrierat e tyre.
Gerard Pique ka rrëfyer një histori të tillë, që fatmirësisht për të ka patur një fund të lumtur. Duke folur në kanalin Youtube The Wild Project, mbrojtësi katalanas ka shpjeguar se një herë, në kohën e Manchester United, ka arritur të shpëtojë nga një situatë shumë e keqe. Ndoshta falë një legjende të vërtetë metropolitane.
TESTI I ALKOOLIT – Gjithçka ka filluar me një shkelje rrugore, që mund të kishte pasur disa pasoja. “Kam kaluar me të kuq dhe policia më ka ndaluar. Ka qenë viti para kthimit tim te Barcelona. Më kanë bërë testin, ka rezultuar pozitiv dhe më kanë vënë prangat. Papritur efekti i alkoolit ka ikur, kam menduar se karriera ime do të shkatërrohej. Në atë moment i kam thënë vetes ‘çfarë po më ndodh?”. Ka shumë mundësi që karriera e Pique të kishte qenë gjithsesi e suksesshme, por përfundimi në moshë të re në burg në gjendje të dehur nuk është një gjë që do të ishte vlerësuar shumë nga Sir Alex Ferguson dhe Barcelona.
MONEDHAT – Fatmirësisht, katalanasi ka kujtuar atë që duket se është me të vërtetë një legjendë metropolitane, por që mund ta ketë nxjerrë nga telashi…
“Më kanë dhënë një zarf për të futur gjithçka kisha me vete dhe më kanë çuar në një dhomë. Isha i dëshpëruar, më pas polici është larguar për një moment, Në xhep më kishin mbetur disa monedha, dikush më kishte thënë se nëse thith një monedhë, më pas nuk rezulton pozitiv në testin e alkoolit.
“Kështu, kam futur në gojë disa monedha dhe kam shpëtuar, ndoshta pikërisht për këtë. Në vend që të shkoja në shtëpi, kam shkuar në kazino me taksi”.Fundi i historisë nuk është edhe aq i kënaqshëm dhe ndoshta ka qenë vetëm fat,por Pique duket se është i bindur se kanë qenë monedhat që e kanë ndihmuar.