Platforma e Enkelejd Alibeajt për bashkimin e Partisë Demokratike nuk mbështetet nga Komisioni i Rithemelimit të Sali Berishës, sepse nuk e zhbën përjashtimin e ish-Kryeministrit nga grupi parlamentar më 9 shtator nga Lulzim Basha.
Qëndrimi është i deputetit Edmond Spaho në një intervistë në ‘Sot live në Shqipëri’ të gazetarit Andi Kapxhiu. Spaho tha se Alibeaj nuk ka më asnjë tagër të firmosë në emër të PD.
“Alibeaj nuk njihet më si anëtar i grupit parlamentar. Enkelejd Alibeaj nuk është as kryetar në detyrë sepse është shkarkuar si nënkryetar. Alibeaj nuk e ka kuptuar akoma pse kemi hyrë në këtë vorbull. Kemi hyrë këtu për shkak të vendimit të 9 shtatorit kur u largua Berisha nga grupi parlamentar, ndërsa ai vazhdon ende të thotë që Berisha mbetet i pezulluar”, tha Spaho.
I pyetur lidhur me zgjedhjet e “Rithemelimit” në struktura, Spaho tha se kërkes e disa prej deputetëve demokratë për ndërprerjen e tyre nuk mund të rezlizohet, pasi PD nuk ka struktura. Ai shtoi gjithashtu se nuk premton koha të anulohen, pasi vendi është në prag të zgjedhjeve vendore.
“Nuk mund të ndërpritet. Nuk marrë unë vendimi, por “Rithemelimi”. S’kemi kohë për të humbur duhet të votojmë për strukturat, PD është pa struktura tani. Mk opozitë që harron qytetarë dhe merren vetëm me veten e vetë, s’mund të jetë. Ne po na trokasin zgjedhjet vendore në vend, ndaj kemi filluar ristrukturimin. Mund të kandidojë kushdo, vetëm përjashtime nuk ka. Kontestimi vjen nga individë të caktuar që deri tani kanë qenë të pozicionuar. Ne po bëjmë thirrje për të hequr dorë nga përjashtimi.”, tha ai.
Sipas deputetit, PD është drejt bashkimi, megjithëse ky proces kërkon kohë dhe vullnet.
“E dimë që PD e pabashkuar do të jetë e fragmentarizuar, por jo duke venë kushte, me votë. Vota zgjidh çdo dilemë. PD po bashkohet, procesi nuk është i shpejt, i thjesht dhe i lehtë. Këto muaj kanë qenë shumë të vështira, PD mund ta çonin edhe drejt zhdukjes. Ndërmjet palëve do të duhet pak kohë, por me rëndësi është që të ketë vullnet për t’u bashkuar.”, u shpreh ai.
Spaho shtoi se Basha po vazhdon lojën që ka bërë deri në këto momente, pasi ka për qëllim të mbajë PD të përçarë.
“Basha nuk është dorëhequr, por shkarkuar. Basha po vazhdon lojën që ka bërë deri tani, i intereson të mbajë të përçarë PD. Edhe Ramën i intereson të ketë Bashën në opozitën, sepse e mban opozitën dobët”, u shpreh ai,