Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj ka bërë me dije se nesër paradite do të organizojë një diskutim për platformën e bërë me dije ditën e sotme për bashkimin e demokratëve.

Në njoftimin e Alibeajt shkruhet se ai dokument që ka mbështetjen e më shumë se 30 deputetëve të Grupit Parlamentar.

Platforma do i prezantohet me pas për vendimmarrje mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, me synimin për një mbështetje unanime nga i gjithe grupi parlamentar.

Njoftimi i Plotë nga Alibeaj:

Pas një jave diskutimesh mes kolegeve të grupit parlamentar, diskutimeve në mbledhjen e fundit të grupit, si dhe vendimmarrjes që secili koleg të bëjë propozime me shkrim, është konkluduar në një qëndrim që përbën një platformë parimesh për bashkimin e demokratëve, e propozuar deri më tani nga shumica dërrmuese e deputetëve të Grupit Parlamentar.

Për të prezantuar zyrtarisht këtë dokument që ka mbështetjen e më shumë se 30 deputetëve të Grupit Parlamentar, do të zhvillojë një bashkëbisedim në oren 10:30.

Platforma do i prezantohet me pas për vendimmarrje mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, me synimin për një mbështetje unanime nga i gjithe grupi parlamentar.