Një pluhur i kuq Saharaje ka përfshirë Greqinë. Akropoli dhe shumica e kryeqyteti grek Athinë, por edhe pjesa më e madhe e territorit të vendit janë të mbuluara prej ditës së enjte me një re të madhe të pluhurit afrikan. Sinoptikanët vendas kishin parashikuar se për disa ditë re të dendura pluhuri që vijnë nga Afrika e veriut do to mbulonin vendin dhe pamjet e tempullit të Parthenonit apo monumenteve të tjera, si dhe horizonti i kryeqytetit të fshehura nën një mjegull me ngjyra gri-portokalli e kanë vëretuar më së miri fenomenin.
Observatori Kombëtar i Athinës ka njoftuar se përqendrimi i pluhurit në atmosferë që ishte veçanërisht i lartë të enjten , do të mbetet i tillë edhe të premten e të shtunën.
Retë e pluhurit afrikan , të cilat mbërritën gradualisht prej ditës së martë kanë mbuluar edhe qytetet dhe ishujt në të gjithë vendin. Sipas specialistëve bëhet fjalë për një përzierje rëre dhe pluhuri që vijnë nga shkretëtira e Saharës, të shtyra nga erërat e forta dhe duke udhëtuar në distanca të mëdha, duke mbuluar atmosferën në një vello ngjyrë portokalli ose të kuqërremtë.
Fenomeni në fjalë ndodh shpesh për pak ditë gjatë muajve të pranverës ose verës.