Partia Socialiste i është përgjigjur retorikës së Sali Berishës i cili po provon të faktorizohet përmes procesit të zgjedhjes së Presidentit.

Anëtarja e komisionit të posaçëm për përzgjedhjen e kandidatëve për kryetar shteti Elisa Spiropali, thotë se Berisha është vetëpërjashtuar.

“Sali Berisha është vetpërjashtuar nga një proces ku nuk e ka ftuar askush dhe ku askush nuk ka pasur asnjë plan për ta ftuar! Procesi i zgjedhjes së Presidentit të Republikës nuk parashikon pjesëmarrjen e të vdekurve që nuk vdesin”, shkruan Spiropali.