Rrugët i kanë ndarë prej kohësh, megjithatë reperi Stresi dhe ish-partnerja e tij Keisi vazhdojnë të jenë të martuar në letra.
Madje, gjatë intervistës së fundit Keisi tregoi se ata komunikojnë herë pas here me njëri-tjetrin dhe ruajnë respekt shumë të madh. Keisi e mbështet Stresin në gjithçka, po ashtu edhe reperi ish-partneren.
Por, pse s’janë divorcuar ende? Kjo për shkak të angazhimeve të shumta që kanë dhe jetës së ndryshme që bëjnë.
Keisi jeton dhe punon në Kanada, Stresi është gjithmonë në lëvizje me koncerte, siç ka treguar Keisi. Ndaj, ata vazhdojnë të jenë në letra “burrë e grua”.