Shtetet e Bashkuara nuk kanë vendosur sanksione kundër partneres së presidentit rus Vladimir Putin, Alina Kabayeva.
Kjo, nga frika se do të përshkallëzojë më tej tensionet me Rusinë. Sipas burimeve, Shtetet e Bashkuara kanë përgatitur një paketë sanksionesh kundër Kabayeva-s, por deri më tani e kanë shtyrë hyrjen në fuqi të saj.
Zyrtarët amerikanë thonë se Kabayeva, një ish-kampione olimpike në gjimnastikë ritmike, dyshohet për përfshirje në fshehjen e pasurive personale të Putin-it jashtë vendit.
Ajo mbetet një objektiv i mundshëm i sanksioneve. Qeveria amerikane e konsideron Kabayeva-n “nënën e të paktën tre fëmijëve të Putin-it”, raporton gazeta amerikane.
Zyrtarët amerikanë, të cilët diskutojnë vendosjen e sanksioneve besojnë se ndaj Kabayeva-s do të konsiderohej një goditje personale ndaj Putin-it, saqë mund të përshkallëzojë më tej tensionet midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara.
Departamenti amerikan i Thesarit, sipas zyrtarëve amerikanë, ka përgatitur një paketë sanksionesh kundër Kabayeva-s, por tani ajo është pezulluar.
Sipas botimit amerikan, Këshilli amerikan i Sigurisë Kombëtare ka vendosur të heqë emrin e Kabayeva-s nga lista e sanksioneve.