Pak orë pasi qëlloi kreun e Njësisë Kallment në Lezhë, Policia ka vënë në pranga autorin e ngjarjes së rëndë, Altin Marku. Sipas informacioneve të siguruara nga Report TV, ai është kapur në një banesë në fshatin Kallmet.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 13:30, pas një konflikti verbal që Kreu i Njësisë Administrative në Kallmet të Lezhës, Besnik Simoni ka patur në zyrë me autorin. Më pas ky i fundit i ka bërë pritë në rrugë dhe e ka qëlluar me pistoletë.

Ndërkohë, Besnik Simoni ka mbërritur në spitalin e Traumës në Tiranë.