Kryeministri Edi Rama u ka përcjellë një mesazh ministrave, deputetëve dhe të gjithëve që kanë një posts në Partinë Socialiste. Kreu i Qeverisë u shpreh se çdo person, qytetar që del para tyre dhe kërkon ndihmë duhet trajtuar si person i familjes.“Nuk ka nevojë të jesh i PS për të ardhur në kongres. Mjafton të jesh një individ që je i gatshëm të thuash mendimin tënd. Që janë për të mirën e punës.
Votimet janë në 2025, ne nuk kemi nevojë të bëjmë fushata. Ne do ta bëjmë kulturë këtë ndërveprim intensiv me njerëzit. Politika të merret me njerëzit dhe që fermerët kur dëgjojnë nga ne të kuptojnë ca kuptojmë ne dhe më pas cfarë duan ata që ne të kuptojmë. Jo kriminel, hajdut, sduan të dëgjojnë këto histori që s’janë farë pjesë e punës tonë.Ne duhet tu japim të rinjve që tju japim mundësinë se cfarë do bëjmë ne realisht dhe se cfarë po bëjmë ne për të rinjtë
Që ka një përgjegjësi familjare për këtë vend për njerëzit e këtij vendi në këto kushte. Nuk e donim ne as tërmetin dhe as pandeminë. Dhe nervat e njerëzve nuk janë celik edhe ndjenja e lodhjes kurohen që cke me të, por duke pasur ne, të gjithë ne një vullnet për të parë te cdo njeri që i lidh puna. Cdo kush vjen para jush duhet trajtuar si person i familjes. Ti vet…asnjëri nuk pret as për hipotekën, as për një document x, pse duhet të tjetër të presin padrejtësisht. Këtë duhet të kemi parasysh. Pak fare ta shtojmë vëmendjen dhe të shtojë nivelin e durimit, më besoni që kjo shoqëri merr atë pozitivitet që ka nevojë” tha Rama ndër të tjerët.