Kryeministri Edi Rama mbaji fjalën e tij për hapjen e punimeve të Kongresit të PS përpara delegatëve të partisë Kryeministri tha se: “Kjo është një situatë e jashtëzakonshme, ku përpjekja e jashtëzakonshme nuk u kërkohet atyre që kanë më pak po atyre që kanë më shumë. Kur kujtoj se më parë nuk kompensoheshim me vite as 400 milionë dëme nga përmbytjet në Shkodër, ose u lanë pa paguar 45 milionë dollarë që u takonin tetraplegjikëve , që u harruan fare të paguheshin dhe bonuset 5 mijë lekëshe të bebeve të porsalindura. Ndërkohë që ne sot paguajmë bonuse për çdo bebe.
Them se ndryshimi që kemi sjell në përkujdesjen sociale, është edhe më i thellë se dallimi i ditës më me dritë me natën më të errët.”

“Sikur ajo fatkeqësi e madhe e tërmetit, t’i kishte gjetur njerëzit disa vjet më parë kur edhe kreditë i merrnin zyrtarët e lartë të partisë. Merreni me mend vetë se çfarë qameti do të kishte qene pandemia në Shqipëri, nëse do kishte ardhur në spitalet e para disa viteve. Shëndetësia për vite e vite ishte sektori që jepej nga partia e madhe, kaçakëve të kualicionit, sepse askush nuk donte t’i dinte për shëndetësinë” u shpreh Rama.