Reali i Madrid siguron një nga të rinjtë me të talentuar të futbollit brazilian. Bëhet fjalë për 18-vjeçarin e Shaktar Donjeckut, Vinicius Tobias, që do t’u bashkohet fillimisht “Los Blancos” në formë huazimi.
Adoleshenti nga Brazili është anësor i djathtë, por mund të luajë gjithashtu në qendër dhe i jashtëm. Vinicius u transferua në Ukrainë në muajin janar nga skuadra Internacional, por nuk ka mundur të debutojë me Shaktarin për shkak të pezullimit të kampionatit si rrjedhojë e luftës.
Tani fati po e çon te një klubi të madh, edhe pse fillimisht në skuadrën e dytë, Castilla. Ideja e “Los Blancos” është ta bëjnë pjesë të ekipit të parë nën urdhrat e Ancelottit Vinicius Tobiasin vitin e ardhshëm, pasi si Carvajal ashtu edhe Lucas Vasquez nuk kanë bindur gjatë këtij sezoni.
Transferimi në këtë moment do të bëhet me kosto zëro falë vendimit të FIFA-s që i lejon futbollistët e huaj të skuadrave ukrainase të nënshkruajnë me çdo klub pas asnjë penalitet.