Rosela Gjylbegu ka folur sërish në lidhje me Festivalin e RTSH. Ajo ka thënë hapur se fituesi i këtij viti por edhe i vitit të kaluar ishte i përcaktuar. Kjo është arsyeja që ajo ka refuzuar të marrë pjesë në këtë festival dhe nuk do e bëjë nëse vazhdon kështu.
Rosela ndau fillimisht me ndjekësit e saj këngën e Malit të Zi duke e vlerësuar maksimalisht dhe duke shkruajtur: “Kur punohet me seriozitet, pasion e me profesionistë për t’i dhënë zë shpirtit, për me përfaqësu veten dhe një komb të vogël si ky i joni që ka kaq shumë nevojë për me përjetu emocione të bukura, me pasë ça me u krenu apo frymëzu në kto kohë çoroditëse…
“Rezultati është ky p.s Por s’është rasti jonë kuptohet… SEPSE – si gjithmn ktu te ne ato që e patën dhe e kanë pasë fatkeqsisht prej vitesh në dorë me vendosë në ktë punë, janë totalisht të paaftë e me një vesh muzikor të lodhun, aq mendjengushtë sa edhe me artin bëjnë pazar, e normal që stafetën për me dal nga fundi nëpër kompeticione të tilla s’na e kalon kush…S’kam asgjë personale, e di që s’do ju pëlqejë ky status disave por kjo është e vërteta e shëmtuar në Shqipërinë tonë të vogël me super talente që si vlerëson askush… Veç kur shkëlqejnë nëpër botë kujtohen për ta e fillojnë e delirojnë duke marrë merita boshe për suksesin e tyre… Nejsee.. Shijoni muziken e tekstin e bukur të kësaj kënge me një mesazh shumë të ndjerë e personal që kjo super Artiste ja dedikon humbjes së nënës së vet nga covidi…”, shkruan ajo në status.
Më pas një komentues i shkruan se e ka fajin dhe vetë që nuk merr pjesë dhe i lë të tjerët të marrin skenën, sigurisht nuk ka munguar as përgjigjja e Roselës që i është përgjigjur direkt.
“Ti e shumë nga ju mund të mos jeni dakord, e un do ta respektoj patjetër mendimin e gjithsecilit. Unë mund të flas vetëm për veten ktu, nuk mund të marr pjesë në një festival që e kishin ndarë që një vit përpara se kush do e merrte ashtu si në 2020, me kohën, sakrificat dhe energjinë time nuk mund t’ia lejoj askujt të tallet…,” komentoi ajo.