Presidenti francez Emmanuel Macron gjatë një deklarate ditën e sotme, është shprehur se ukrainasit dhe rusët janë vëllezër, por duket se Ukraina nuk e ka pritur mirë këtë gjë.
Minisitria e Punëve të Jashtme të Ukrainës ka reaguar në lidhje me deklaratën e tij duke e quajtur zhgënjyese, pasi Macron tha se ukrainasit dhe rusët janë vëllezër në mënyrë që të argumentonte se Rusia nuk ka kryer gjenocid në Bucha, siç është pretenduar deri më tani.
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme Oleg Nikolenko tha se miti i vëllazërisë mes Rusisë dhe Ukrainës ka rënë që në momentin që Rusia filloi të aneksonte Krimenë. Ai shtoi se vëllezërit nuk vrasin njëri- tjetrin, gratë dhe fëmijët e tyre apo të shkatërrojnë shtëpitë e tyre.