Rusia do të hapë hetim penal për torturat e dyshuara të ushtarëve të saj nga forcat ukrainase, sipas The Guardian.

Komiteti hetues rus,  tha se disa ushtarë rusë ishin kapur nga forcat ukrainase në rajonet e Zaporizhzhia dhe Mykolaiv dhe ishin mbajtur ilegalisht nga shërbimi i sigurisë së Ukrainës. Ukraina tha gjithashtu se po mbikqyr të gjitha informacionet në lidhje me trajtimin e të burgosurve të luftës dhe do të hetojë çdo shkelje dhe do të ndërmarrë veprimet e duhura ligjore.

Alexander Bastrykin, kreu i Komitetit Hetues, urdhëroi gjithashtu një hetim të enjten mbi bombardimet e pretenduara nga forcat ukrainase ndaj civilëve në Luhansk teksa po evakuoheshin përmes Kharkiv.

Rusia dërgoi dhjetëra mijëra trupa në Ukrainë më 24 shkurt në atë që e quajti një operacion special. Forcat ukrainase kanë treguar një rezistencë të ashpër dhe Perëndimi ka vendosur sanksione  ndaj Rusisë në një përpjekje për ta detyruar atë të tërheqë forcat e saj.