Salianji: Çdo mbledhje pa axhendë duket si mbledhje për axhenda okulte, produkti që jep kjo mbledhje nuk duhet të prodhojë më shumë paqartësi, më shume mjegull dhe më shume ndasi! Kjo mbledhje duhej bërë 2 javë më parë! Personalizimi i mbledhjes i shërben krijimit të ndasisë dhe propogandimit në publik të ndarjes!
Duhet t’iu them disa elemente; ne kemi bërë një rrugëtim të ndryshëm për disa muaj; para 2 javëve ka pasur një vendim gjykate, njëra palë thotë nuk e njoh por ndërkohe prej dy javësh nuk e ka tjerritur pjesën e grupit që mendon kështu, as kryesinë e partisë, nuk ka mbledh as degët, çuditerisht dorëzuan dhe çelësat duke e bëre fakt vendimin!
Gjendja dhe prania e çdo deputeti këtu ka bere fakt nje gjendje te re, sot gjendja faktike po tregohet nga te gjithë koleget qe folën. Po i kërkohet Komisionit te Rithemelimit të bëje pjesë te procesit deputetet dhe nuk po i kerkohet askujt tjeter.
Problemi themelor që ka partia sot janë plagët në bazë, ne duhet ti japim mundësi çdo demokrati të garojë në një proces të besueshëm dhe ku janë gjithë palët! Bashkimi vjen duke u bërë proces i perbashket!
Po ju kerkoj dhe dicka si kolegë, secili prej jush është në të drejtën e vet për sa kohe flet në cilesi personale dhe jo në emer te grupit por Zoti Berisha duhet te ndalen sulmet ndaj ambasadores amerikane dhe çdo perfaqesuesi të Shteteve të Bashkuara.
Problemet ja kemi shkaktuar njëri tjetrit, nuk mund të shpallim fajtorë ambasadoret per gabimet e dikujt.”