Ditën e djeshme Donaldi postoi një deklaratë në Instagram, ku shprehej se po priste që “bora të shkrihej”.
Kjo tregoi se ish-banori i “Big Brother VIP” është penduar për humbjen që ka pësuar brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Deklarata publike tregoi se ai po mundohet të rifitojë moderatoren Bora Zemani.
Këngëtarja Semi Jaupaj e cila është shoqja e ngushtë e moderatores, njëkohësisht edhe ish-konkurrentja e “BBV” ka postuar disa foto të saj në Instagram, por ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte thënia e përzgjedhur.
Postimi i këngëtares disa orë pasi Donaldi kishte publikuar deklaratën e tij, i bindi ndjekësit se ky ishte një mesazh për të.
“Ti e di se nuk është njësoj siç ishte”, shkruan Semi në postimin e saj.